Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Mijëra njerëz evakuohen si pasojë e përhapjes së madhe të zjarreve në ishullin Kretë të Greqisë

admin, July 3, 2025

Qeveria e Kosovës që vazhdon të drejtohet nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, pasi ka dështuar që ta hapë në mënyrë të njëanshme Urën kryesore të Ibrit, ka vendosur që në të dy anët e saj, të ndërtojë dy ura të reja. Për këtë, Kurti bashkë me ministra e deputetë kishte udhëtuar për në Mitrovicë të martën pasdite, ku edhe do të hidhnin lopatat me beton, në dy gurthemele.

Sipas Kurtit s’ka asgjë të keqe nga krijimi i urave, ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.

Duke folur për këtë ditë të vendosjes së gurthemeleve dhe aspektit të sigurisë, KFOR në një përgjigje për Express ka thënë se atë ditë s’ka pasur ndonjë incident që ka afektuar misionin dhe se vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë prezencë të duhur në terren, përmes patrullave të rregullta dhe aktiviteteve trajnuese.

“Ne kemi një prezencë të përhershem dhe të dukshme- përmes Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, në Urën Austerlitz [Emri për Urën e Ibrit], dhe në zonat përreth”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it.

“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet lokale, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, ka përdunduar KFOR.

The post Gurthemelet e urave në Mitrovicë, deklarohet KFOR-i appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes