Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka përsëritur qëndrimin e tij se është i vetmi që e ka ndarë votën nga partia e tij në rast se VV-së i nevojitet vota e 61-të për kryetar kuvendi.
Haziri tha se LDK-ja ka kaq demokraci të zhvilluar, duke thënë se ai e ka të drejtën ta çojë përpara kauzën e tij.
“Tash për votë që kam thënë, unë e mbaj fjalën, por duhet të më bindësh por jo me u bë dogmat. Deri sot, Albin Kurti nuk ka mundur ta bind Lumir Abdixhikun që të ulet dhe të bisedojnë për një bashkëpunim dhe partneritet eventual. Për faktin që refuzon, nuk ka mundur ta bind”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se thënia e ‘jo-së’ nuk është e lehtë të thuhet dhe nuk ndodhë të thuhet në LDK ajo pa u analizuar.
“Por, është paaftësi e partisë së parë që të mos arrijë të bind askënd ta bind për të bashkëpunuar”, tha ai.
The post “E kam ndarë votën nga LDK-ja”, Haziri, VV-së: Unë e mbaj fjalën appeared first on GazetaBlic.