Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

LDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

admin, July 3, 2025

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit, thotë që nuk ndryshohet standardi dhe as agjenta që e ka vendosur legjislatura e tetë.

Sipas Hazirit, kurrkush nuk po mund ta gjejë atë që e po e thotë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me votimin e fshehtë.

“Tash është një rregull i ri. Nuk mundet cështjet politike t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përfaqëson institucionin e pavarur, kredibilitetin e saj, që ka nxjerr vendime për të rrëzuar president, për të ndërruar president, për të rrëzuar qeveri dhe është respektuar”.

“Kurrkush nuk po mundet ta gjejë atë që po e thotë Kurti. Për herë të parë, partia e parë e zgjedhjeve të 9 shkurtit po e sfidon autoritetin, kredibilitetin, vendimmarrjen e Gjykatës Kushteteuse”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se moszbatimi i një aktvendimi të Gjykatës Kushteteuse po ndodhë për herë të parë në Kosovë, teksa shtoi se Kurti s’po i lë deputetët ta ushtrojnë mandatin e tyre.

“Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herë të parë po ndodhë në Kosovë. Nuk ka pasur vendim që nuk është zbatuar. Kurti i ka sfiduar partitë politike, deputetët. Unë nuk po mund ta ushtrojë mandatin tim”, tha ai.

The post Haziri: Për herë të parë po ndodhë që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes