Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë në tërësi kallëzimin penal të ngritur nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se kallëzimi penal i ngritur nga Krasniqi, ndaj tij dhe Krasniqit, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.
“Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.”, ka shkruar Rama.
Sipas Ramës,u demaskua“qasja bllokuese” e pushtetit qendror, i cili “refuzon të përballet me drejtësinë për shkeljet e veta, ndërsa përdor mjetet publike për të ndërtuar narrativa kundër institucioneve lokale”.
Postimi i plotë:
SABOTIMI POLITIK DËSHTOI EDHE NJËHERË.
PROKURORIA SPECIALE FOLI QARTË.
KRYEQYTETI NUK NDALET!
Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre.
Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua për festat e fundvitit – u RRËZUA sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një AKTVENDIMI të qartë dhe të argumentuar!
Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.
Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.
Në një kohë kur Kryeqyteti po ecën me projekte konkrete e me vizion të qartë zhvillimi, tentativa për ta ndalur këtë hov me akuza të fabrikuara nuk është vetëm e dështuar, por edhe dëshpëruese.
Veçanërisht kur kjo vjen nga një pushtet qendror që REFUZON të përballet me DREJTËSINË për shkeljet e VETA dhe ndërkohë shfrytëzon mjetet publike për të ndërtuar narrativa politike ndaj institucioneve lokale.
Kjo është një përballje mes dy qasjeve:
njëra që ndërton dhe i shërben qytetarit dhe tjetra që
bllokon e saboton.
Por drejtësia po e thotë fjalën e saj, qytetarët po e shohin realitetin – dhe Kryeqyteti nuk ndalet.
Vazhdojmë!
The post Prokuroria e rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj kryetarit të Prishtinës, Rama: Sabotimi politik dështoi appeared first on GazetaBlic.