Një zjarr ka shpërthyer sot në një banesë në Mitrovicën e Veriut.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Petrit Fejza, shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.
“Kemi shkuar bashkë edhe me zjarrfikësit, kemi intervenuar. Nuk ka asnjë të lënduar”, deklaroi Fejza.
Fejza theksoi se në një banesë atje një pajisje e kuzhinës ka pasur defekt.
“Janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, theksoi ai.
The post Zjarr në një banesë në Mitrovicën e Veriut appeared first on GazetaBlic.