Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Kokollari ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim me vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen.
“Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, njoftoi ajo në profilin e saj ne Facebook.
Kokollari tha se AAK është shtëpia politike e vlerave në të cilat ajo beson – liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve.
“Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë”, përfundon ajo.
The post Asambleistja e VV-së në Prizren aderon në AAK appeared first on GazetaBlic.