Kosova ka shtuar sot edhe zyrtarisht dy destinacione të rëndësishme në hartën e saj ajrore, me inaugurimin e linjave të reja direkte nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit, të operuara nga ASL Airlines.
Kjo nismë u mirëprit si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare të vendit dhe lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve drejt Francës dhe më gjerë në Europë.
Të pranishëm në cermoninë e përurimit të kësaj linje ishte Drejtori i Limak International Aeroport, Gokhan Acikgoz, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ambasadori i Francës në Kosovës Oliver Guerot, ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe drejtori komercial i ASL Airlines.
Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, tha se ky zhvillim është një dëshmi e qartë e përkushtimit të institucioneve për modernizimin dhe avancimin e infrastrukturës ajrore në Kosovë.
“Përmes investimeve prej mbi 33 milionë euro, që kanë sjellë përmirësime të dukshme në infrastrukturë dhe shërbime: zgjatjen e pistës, sistemin më të avancuar të aterimit (ILS CAT IIIb), rritjen e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve, si dhe uljen e çmimeve të biletave” tha Raka.
Ndër të tjera Raka iu uroi mirëseardhjen e ngrohtë ASL Airlines në Prishtinë duke iu uruar shumë suksese në operimin e tyre në Kosovë
Një fjalë rasti mbajti edhe ambasadori i Frances ne Kosove, Oliver Guerot.
Nje përshendetje në këte cermoni dhe një fjale rasti mbajti edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.
Ai th se ky flurim nuk lidh vetëm dy qytete ai lidh dy popuj, lidh dy histori , dy aspirata, hap perspektiva te reja për turizëm per biznes dhe natyrisht për lidhje familjare dhe kulturore’
” Eshtë një nder i madh per mua te jem i pranishem sot me rastin e flurutimit inagurues midis Lionit dhe Prishtines, nje linje e re qe shenon nje hap te rendesishem drejt nje afrimi edhe m ete madh midis Frances dhe Kosoves. Eshte nje krenari e madhe per mua qe ne emer te Ministrise se Puneve te Jashtme por edhe Qeverise se vendit tim te uroj kete linje’ tha ambasadori Halimi.
/Gazeta Blic/
The post Aeroporti i Prishtinës zgjeron destinacionet- Nisin fluturimet nga Prishtina drejt Parisit dhe Lyonit appeared first on GazetaBlic.