Wolves, klubi anglez ka reaguar pas vdekjes së Diogo Jotas.
Jota luajti tek skuadra e Wolverhampton nga viti 2017 deri tek viti 2020 dhe ishte një nga lojtarët kyç në rikthimin e Wolves në Premierligë.
Më poshtë keni komunikatën emocionuese të klubit:
“Diogo adhurohej nga tifozët tanë, dashurohej nga shokët e tij të ekipit dhe çmohej nga të gjithë ata që punuan me të gjatë kohës së tij te Wolves. Kujtimet që ai krijoi do të jetojnë përgjithmonë.
Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe të dashurit e Diogos dhe vëllait të tij, André. Do të na mungosh vërtet dhe do të të kujtojmë gjithmonë”, shkruhet në komunikatë.
/GazetaBlic Sport
The post Wolves me komunikatë emocionuese për Jotan: Do të na mungosh vërtet dhe do të të kujtojmë gjithmonë appeared first on GazetaBlic.