Shtëpia e futbollit Europian, UEFA ka lëshuar një deklaratë pas vdekjes së Diogo Jotas.
“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të pikëlluar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jota, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva.
Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje zemërthyes”, shkruan UEFA.
Lojtari i Liverpoolit vdiq sot pas mesnate kur makina me të cilën udhëtonte me vëllanë e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, duke u përfshirë në zjarr.
/GazetaBlic Sport
The post UEFA për vdekjen Diogo Jotas dhe vëllait të tij: Jemi të pikëlluar, ngushëllime ekipit, bashkëlojtarëve dhe miqve appeared first on GazetaBlic.