Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Goli i fitores ndaj Evertonit në derbi, ishte i fundit në karrierën e Diogo Jotas

admin, July 3, 2025

FC Liverpool reagon pas vdekjes së futbollistit të tyre, Diogo Jota.

“Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez.

Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident rrugor në provincën e Zamorës në Spanjë.

Incidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Lojtari i Liverpoolit vdiq kur makina me të cilën udhëtonte me vëllanë e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, duke u përfshi në zjarr.

/GazetaBlic Sport

The post FC Liverpool reagon pas vdekjes së futbollistit të tyre, Diogo Jota: Jemi të shkatërruar! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes