Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën në orët e hershme të mëngjesit, pas një aksidenti rrugor që ndodhi në provincën e Zamorës (Spanjë) rreth orës 01:00 të mëngjesit.
Lajmi tronditi botën e futbollit, teksa tashmë kanë filluar edhe reagimet nga personat e rëndësishëm të klubeve.
Klubi i Napolit ka shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e futbollistit të Liverpoolit.
Më poshtë postimi i tyre:
“Presidenti Aurelio De Laurentiis, Antonio Conte, drejtorët, stafi teknik, ekipi dhe i gjithë SSC Napoli shprehin ngushëllimet dhe pikëllimin e tyre më të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të Diogo Jota, duke shprehur ngushëllimet e tyre më të thella familjes së tij dhe të gjithë Liverpoolit”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport
The post Napoli reagon pas vdekjes së Jotas: Shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe gjithë Liverpoolit appeared first on GazetaBlic.