Diogo Jota , një futbollist 28-vjeçar i Liverpoolit dhe Portugalisë, i martuar së fundmi dhe baba i 3 fëmijëve, vdiq mbrëmë në një aksident rrugor që ndodhi në provincën e Zamorës (Spanjë) rreth orës 1:00 të mëngjesit.
Përplasja fatale ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Sipas dëshmitarëve që njoftuan shërbimet e emergjencës, makina u përfshi nga flakët, me zjarrin që u përhap përreth.
Lojtari nuk ishte vetëm në makinë, por në shoqërinë e vëllait të tij , Andre, gjithashtu një futbollist profesionist.
Shërbimet mjekësore që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e tij. Një rindërtim fillestar i tragjedisë i kryer nga Brigada e Zjarrfikësve që ndërhyri në vendngjarje thotë se automjeti rrëshqiti dhe, pasi doli nga rruga, u përfshi nga flakët. Por hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar shkaqet e vërteta të aksidentit.
The post “Vetura rrëshqiti dhe u përfshi nga flakët pas aksidentit”, publikohen detajet e vdekjes së Diogo Jotas dhe vëllaut të tij appeared first on GazetaBlic.