Napoli nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Bolognas, Sam Beukema, i cili tani është afër bashkimit me klubin e Contes.
Mbrojtësi holandez ka qenë gjithmonë objektivi primar i Napolit në mbrojtje pavarësisht çmimit prej 30 milionë eurosh që kërkon Bologna. Mbrojtësi 26-vjeçar ka bërë 65 paraqitje në Serie A me Bologna-n dhe ka fituar Kupën e Italisë në sezonin 2024-25.
Gjatë kohës së tij në Dall’Ara, ai bëri gjithashtu tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Transferimi i tij tek Napoli do shtojë konkurrencën për Amir Rrahmanin, qendër-mbrojtësin kosovar.
/GazetaBlic Sport
The post Konkurrencë për Rrahmanin, Napoli afër transferimit të qendër mbrojtësit të Bolognas për 30 milionë euro! appeared first on GazetaBlic.