Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.
Në këtë rast, u lënduan edhe dy të tjerë të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.
“Ata janë sjellë dje pasdite pas operimit dhe po vazhdojnë ta marrin trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë, deri në kritike. Ata janë shumë të varur nga barërat dhe aparaturat”, deklaroi Uka për Klankosova.tv.
Ndërkaq, sot do të varroset Metlind Neziri, 16 vjeçari i cili vdiq në këtë vetaksident
The post Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë appeared first on GazetaBlic.