Sulmuesi kosovar, Fiton Hajdari ka njoftuar për largimin e tij nga FC Liria.
Hajdari ishte pjesë kyçe e Lirisë, ku ndihmoi ekipin e tij me përvojë e angazhim, megjithatë tashmë ka vendosur të largohet nga klubi prizrenas, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tani mbetet futbollist i lirë, teksa do të vendosë për të ardhmen e tij në ditët vijuese.
Ja njoftimi i Hajdarit në Facebook:
“Nga sot nuk jam më pjesë e FC Liria
“Me respekt dhe mirënjohje, dua të ju njoftoj se rrugëtimi im me FC Liria ka përfunduar.
Falënderoj nga zemra kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët e mi që u bënë si familje. Faleminderit tifozëve të zjarrtë Arpagjikët që gjithmonë kanë qenë forca jonë në çdo ndeshje dhe qytetit të Prizrenit, që më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë”, ka shkruar Hajdari.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Fiton Hajdari largohet nga FC Liria appeared first on GazetaBlic.