Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rrëfimi i Merkel: Kam gabuar me Trump, kam qarë për Greqinë, por s’kërkoj falje

admin, July 3, 2025

Zjarrfikësit grekë luftuan të mërkurën me një zjarr që përfshiu destinacionin popullor të pushimeve në Kretë, duke djegur tokë pyjore, duke kërcënuar shtëpitë dhe duke nxitur evakuimin e banorëve dhe turistëve nga të paktën katër vendbanime në ishull.

Të paktën 155 zjarrfikës, të ndihmuar nga 38 motorë dhe kamionë uji, luftuan me flakët në komunën e Ierapetrës në bregdetin juglindor të ishullit më të madh të vendit, tha shërbimi grek i zjarrfikësve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

Zjarri, i cili shpërtheu në pasdite, u shoqërua me erëra të forta që penguan përpjekjet e shuarjes së zjarreve dhe rindezën frontet e tij. Më shumë përforcime ishin në rrugë e sipër me anije dhe avionë nga Athina, tha brigada e zjarrfikësve.

“Është një zjarr shumë i vështirë dhe është ende në zhvillim e sipër”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për Reuters në kushte anonimiteti, duke ia atribuar vështirësinë e operacionit erërave të forta dhe llojit të terrenit.

Greqia, e vendosur në skajin më jugor të Evropës, shpesh goditet nga zjarret gjatë verave të nxehta dhe të thata, por autoritetet kanë fajësuar një klimë që ndryshon me shpejtësi për nxitjen e zjarreve më shkatërruese në vitet e fundit.

The post Zjarrfikësit grekë luftojnë me zjarret në ishullin e Kretës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes