Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu

admin, July 2, 2025

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale politike dhe institucionale në Kosovë, duke e cilësuar atë si një proces të çmontimit të shtetit.

Në Debat Plus, Gjini tha se po sulmohet rëndë rendi ligjor dhe kushtetues në vend, duke theksuar se edhe kryeministri në detyrë po refuzon të përgjigjet ndaj Prokurorisë, gjë që sipas tij do të sjellë pasoja të rënda në të ardhmen.

“Duhet me qenë seriozisht të brengosur, jemi në një proces të çmontimit të shtetit. Këto çka po ndodhin po e çmontojnë Kosovën….Jemi në proces të rrënimit të rendit kushtetues dhe ligjor, është i sfiduar si kurrë me përpara. Po kalon gati në sulm brutal. Nuk mund të vazhdojë tepër gjatë kështu. Fillimisht për rendin ligjor. Ju e dini që kryeministri po refuzon me iu përgjigj Prokurorisë. Besoni që sado që kjo i duket dikujt kaluese unë po garantoj që ka me pasur pasoja”, deklaroi ai.

Ai paralajmëroi se mosrespektimi i ligjit nga kryeministri po shndërron pushtetet në diktatura dhe nuk mund të vazhdojë më gjatë kjo situatë.

“Ka me prodhu situatë të cilat kanë me qenë tepër të zorshme për ne. Çështja e dytë është se Kushtetuesja e Kosovës është duke u shpërfill totalisht. Nuk ka kurrfarë ndjenje që duhet me qenë më të kujdesshëm në atë që e kemi akt themeltar”, theksoi tutje ai.

“Një kryeministër që nuk i përgjigjet ligjit, është shumë i ulët”, ka theksuar ai.

The post Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit dhe rrënimit të rendit kushtetues appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes