Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Gjini: Jemi në proces të çmontimit të shtetit dhe rrënimit të rendit kushtetues

admin, July 2, 2025

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare, ku ende nuk është përmbyllur seanca konstituive, pavarësisht më shumë se 40 mbledhjeve të deputetëve.

Gjini ka akuzuar Kurtin për çmontim të shtetit dhe sfidim të rendit ligjor të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi kishin respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por tani ky standard nuk po mbahet nga Albin Kurti.

“Kosova për herë të parë po përballet me uzurpim të pushtetit nga njerëz që nuk respektojnë normat kushtetuese. Është shumë e lehtë për Kurtin që të respektojë ligjin, por ai po shmang përgjegjësitë,” ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se Kurti nuk dëshiron të largohet nga zyra e kryeministrit dhe se mund të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, që është një veprim i thjeshtë, por ai po refuzon të zbatojë edhe këtë normë ligjore.

The post Gjini: Kurti po e uzurpon pushtetin appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes