Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

admin, July 2, 2025

Dy gurthemeli u vendosën më 1 korrik, në veri dhe jug të Republikës së Kosovës.

E këtë e bëri kryeministri në detyrë, Albin Kurti për çka tha se dy urat që do të ndërtohen në veri dhe jug, mundësojnë qarkullimin e lirë të veturave dhe qytetarëve të dy komunave.

Por, a është koordinuar kryeministri në detyrë, Kurti me faktorin ndërkombëtar për këto lëvizje?

“Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës, këta janë ministra e zëvendësministra të Republikës së Kosovës, kryetar të komunave të Republikës së Kosovës. Dhe, ne gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit gjithashtu për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata të cilët kanë dilema, lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikëri dhe durim”, ka thënë Kurti.

Të mërkurën, reagimi i parë erdhi nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili është ankuar te ndërkombëtarët për këto zhvillime.

“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, ka thënë Vuçiq,

E deri më tani, reagim ndërkombëtarë për ndërtimin e dy urave ende nuk ka.

Por, burime brenda ambasadës amerikane, kanë thënë për Tëvë1 se nuk e komentojnë cështjen e ndërtimit të dy urave që lidhin veriun dhe jugun.

Ndërkaq, gjatë ditës i ashtuquajturi drejtor i zyrës së Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se këto lëvizje të qeverisë në detyrë, do të ngrisin tensione.

Por, një përgjigje për medie për këtë deklaratë e ka dhënë ambasada gjermane në Kosovë, të cilët i kanë bërë thirrje Petkoviqit të sjellin para drejtësisë grupin terrorist që kreu sulmin më 24-shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiq, e pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon seriozisht përpjekjet për të ndërtuar besim dhe përgjegjësi në rajon. Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” — së pari pastro para derës tënde. E përshtatur në situatën aktuale, kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të vendosësh rregull në shtëpinë tënde përpara se të qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi ndaj ndjekjes penale të autorëve të dhunës është po aq i dënueshëm dhe kundërproduktiv sa çdo masë e pakoordinuar e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në KFOR dhe Bashkimin Evropian por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë për Tëvë1 se institucionet nuk duhet të bëhet një debat publik sikurse në vitin e kaluar me Aleancën më të madhe ushtarake, NATO, për hapjen u urës së Ibrit.

Ndërkaq sipas tij, Kosova duhet të ketë komunikim institucional me NATO-në për këto veprime në veri.

“ Unë besoj që Kosova jo vetëm që meriton të arrinë të hap urën kryesorë mbi lumin Ibër, dhe funksionimin e plot e të gjitha aspekteve në pjesën veriore të Kosovës, por unë besoj po ashtu besoj që Kosova ka nevojë që të arrijë sa më shpejt hapa zhvillimor në kuptimin e marrëdhënieve me NATO-në dhe me anëtarësimin e Kosovës pastaj çështjet e vogla, detajet e vogla janë krejtësisht të parëndësishme. Jom i bindur se është absurd mos hapja e plotë e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, sikurse sikurse debati me NATO-në nuk duhet të jetë publik duhet të jetë institucional”, ka thënë Ramadani.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se të dy urat që pritet të ndërtohen në veri dhe jug, do jenë për kalimin e qytetarëve dhe veturave, ndërkaq vlera e këtij projekti është 3.3 milionë euro.

The post Ndërtimi i urave në veri: Kosova vepron, Serbia proteston – ndërkombëtarët të rezervuar appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes