Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Ramadani: Legjislatura e nënëtë do të konstituohet në fund të korrikut

admin, July 2, 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka deklaruar se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet në fund të muajit korrik.

Sipas Ramadanit, e mira e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është se e ka dhënë një afat, pasi kur caktohet një datë zyrtare, procesi ka tendencë të ecë më shpejt.

“E mira është që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një afat për konstituim, kjo mendoj që vjen shumë shpejt se ndonjëherë kur është e caktuar data shkon më shpejt sesa kur e ke të lirë, pra kur e di që është 30 ditë të duket që shkon pak më shpejt se e di ku është një cak që duhet me e kry. Do të thotë legjislatura e nënëtë pritet që në fund të muajit korrik të konstituohet edhe të rrjedhin punët normal. Mirëpo për mospjesëmarrje në votim mendoj që nuk i ka fajet partia në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje se janë deputetë të subjekteve tjera ata duhet ta zgjidhin këtë çështje, LVV-ja ka bërë atë që është dashur të bëhet”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

The post Ramadani: Legjislatura e nëntë do të konstituohet në fund të korrikut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes