Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kriza institucionale, takimet te Osmani: Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

admin, July 2, 2025

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që ndjehen se janë mashtruar nga tre të dyshuar se kinse do t’u japin donacione, mund të paraqiten në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se tre të dyshuarit, që u arrestuan më 10 qershor, dyshohet se kanë mashtruar dhjetë gra, ish-pjesëmarrëse në luftërat e Sirisë dhe Irakut, duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

“Lidhur me Komunikatën e datës 10.06.2025 (shih më poshtë), prokurori i lëndës bazuar në informacionet e siguruar, nën dyshimin se të dyshuarit e përfshirë në atë rast, kanë mashtruar edhe shumë persona të tjerë,  ka lëshuar autorizimin  ku është kërkuar nga ne që të behet kërkesë publike për qytetaret e vendit të cilët ndihen të mashtruar nga këta persona të paraqiten në polici (zyrat e DHEKEK)  për intervistim në cilësinë e palës së dëmtuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë të arrestuarit me inicialet, R.D., V.G. dhe A.H. dyshohet se i kanë bindur të tjerët që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një Institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4 mijë e 500 deri në 5 mijë euro.

I dyshuari me iniciale (R.D.) ka identifikuar viktimat dhe dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim.

I dyshuari me iniciale (V.G.) zyrtar në institucionit mikrofinaciar ka përpiluar dosjen dhe kontratat, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.H.) ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni.

Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari (R.D.) ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave ju ka dhënë nga 500 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet.

“Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë. Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45 mijë euro”.

“Dy të dyshuarve me iniciale (R.D.) dhe (V.G.) me vendimin e prokurorit të lëndës nga PTH- Prishtinë ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari i tret me iniciale (A.H.) është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet, përfshirë masat e veçanta të hetimit janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim të plotë”.

The post Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes