Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend

admin, July 2, 2025

Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më 1 korrik, dymbëdhjetë automjete për ndërhyrje shumëfunksionale të xhandarmërisë franceze “Centaure” (VIPG) u pagëzuan në Versailles-Satory, brenda Grupit të Blinduar të Xhandarmërisë Mobile (GBGM).

Gjenerali Christophe Daniel, komandant i GBGM, në këtë ceremoni tha se kjo ngjarje është shumë simbolike ku nderohen automjetet ushtarake “Centaure”.

Në mesin e këtyre automjeteve ndërhyrëse, tashmë një nga to është emërtuar “Kosova”.

“Këto dymbëdhjetë automjete të blinduara, të cilat do të parakalojnë gjatë ceremonisë më 14 korrik, u janë dhënë emra me vlerë të lartë simbolike: Stonne, Satory, Kapiten Delpal, Toger Lagathu, Toger Pichard, Kryeoficer i Urdhrit Guichard, Moncey, Kosovë, Afganistan, Hondschoote, Villodrigo, Trimëri dhe Disiplinë. Këto të fundit u zgjodhën në nder të figurave historike, operacioneve të ndjeshme ose betejave që kanë shënuar historinë e Francës dhe u gdhendën në palosjet e flamujve të xhandarmërisë”, u tha në njoftimin e ministrisë së brendshme franceze, raporton Klankosova.tv.

Pas ngritjes së flamurit, komandanti i GBGM-së, Gjenerali Christophe Daniel, mbajti një fjalim, gjatë të cilit falënderoi të gjithë ushtarët që morën pjesë në zbatimin e programit “Centaur”. “Është një aventurë e madhe”, tha ai. “Shumë nga 90 automjetet ‘Centaure’ janë vendosur tashmë në terren, veçanërisht vitin e kaluar, me rastin e ngjarjeve të ndjeshme që ndodhën në Kaledoninë e Re”.

MPB-ja franceze, tha se ky automjet i ri ndërhyrjeje i xhandarmërisë, i fuqishëm dhe shumëfunksional, zëvendëson VBRG (Automjetet e Blinduara me Rrota të Xhandarmërisë) të vënë në shërbim që nga viti 1974.

Automjeti mund të mbajë deri në dhjetë persona (tre anëtarë të ekuipazhit dhe shtatë ushtarë), dhe mund të angazhohet në një gamë të gjerë misionesh operacionale, në shërbim të mbrojtjes së popullit francez, xhandarëve dhe territorit kombëtar.

Ndërsa vendosja e VIPG-ve tani ka përfunduar, dymbëdhjetë prej tyre do të marrin pjesë në paradën ushtarake më 14 korrik 2025, në Champs-Élysées. Ishte një mundësi për të nxjerrë në pah komponentin e blinduar të xhandarmërisë, edhe pse parada e mëparshme e motorizuar GBGM daton që nga 14 korriku 2000, kur u kthye nga një operacion në Kosovë. “Është një simbol i fortë, i cili konkretizon punën dhe angazhimin tonë”, tha Gjenerali Danie.

Për të shënuar këtë ngjarje të rrallë, për secilin automjet u caktua një sponsor: xhandari më i ri dhe studenti më i ri i grupit, oficerët më të lartë të Satory-t, ose ata që kishin marrë pjesë në operacione të jashtme, në Kosovë ose Afganistan.

The post Xhandarmëria franceze ia vë emrin “Kosovë” një autoblinde të fuqishme appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes