Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit Joao Pedro nga Brighton.
Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare deri në vitin 2032 me Blues. Ai do të regjistrohet për fazat e fundit të Kupës së Botës për Klube.
Brighton ka pranuar ofertën e Chelseat, e cila raportohet të jetë një tarifë fillestare prej 55 milionë funtesh plus 5 milionë funte bonuse.
Në dy sezonet që luajti për Brighton, Joao Pedro shënoi 19 gola në Premier League.
/GazetaBlic Sport
The post Zyrtare: Joao Pedro transferohet në Chelsea nga Brighton për 55 milionë funte appeared first on GazetaBlic.