Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Doli keq me vota, Imri Ahmeti: Janjeva nuk ka ujë sa të jetë kryeminister Albin Kurti

admin, July 2, 2025

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar ndaj letrës së fundit të Petar Petkoviq, në të cilën ai i bën thirrje Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe palëve të tjera të ndalojnë atë që ai e quan “veprime eskaluese të Prishtinës”, konkretisht ndërtimin e dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në një deklaratë për media, Ambasada e Gjermanisë, thekson se Qeveria e Kosovës duhet të heqë dorë nga veprimet eskaluese, por thekson se thirrjet për de-eskalim duhet të jenë të barabarta për të gjitha palët.

“Ashtu siç e kemi deklaruar vazhdimisht, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga veprimet eskaluese. Megjithatë, thirrjet për de-eskalim duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Ambasada kritikon mosndjekjen e autorëve të sulmit të Banjska dhe përmend rastin e udhëheqësit të sulmit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Radoiçiq i cili sipas saj lëviz lirshëm në territorin serb pavarësisht pranimit të përgjegjësisë.

“Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjskë. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, z. Radoiçiq, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës gjermane.

Ambasada citon një proverb gjermane për të theksuar rëndësinë e rregullimit të çështjeve të brendshme para se të kritikohen të tjerët.

“Në gjermanisht themi, ‘Erstmal vor der eigenen Haustür kehren’ – së pari pastro para derës tënde. Kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të rregullosh shtëpinë tënde përpara se ta qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fund, Ambasada vë në dukje se mosveprimi ndaj dhunuesve është po aq i dëmshëm sa edhe veprimet e pa koordinuara nga Prishtina.

The post “Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes