Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Koci: Albin Kurti e kishte zbute fjalorin, por fjalët pa veprime, nuk e ndalin bllokadën!

admin, July 2, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka folur në lidhje me ngërçin institucional që ka përfshirë vendin.

Makolli tha për “Gazeta Blic” se duhet të dilet nga kjo situatë pasi duke patur parasysh edhe dinamikat në gjeopolitikën botërore mund t’a pësojnë vendet e vogla siç jemi ne.

Ai tha se një shekull është luftu për këtë Republikë dhe tani po vjen situata me vendos ne pikëpyetje Republikën që as pesimisti më i madh këtë se ka mendu.

“Duhet të dilet nga kjo situatë gjithsesi, nuk është dashur të vihet në këtë situatë, nuk është dashur t’i humbet këto katër muaj në një kohë kur po zhvillohet tepër ngjarjet dinamike të shpejta, jo vetëm në pjesën ku po jetojmë ne në Ballkanin Perëndimor por janë ngjarje botërore që janë duke ndryshu koalcionet e forcave botërore, është duke ndryshu gjeopolitika çfarë është shumë me rëndësi ku munden me pësu vendet e vogla siç jemi ne. Andaj në këtë kontekst është dashur t’a kenë parasysh të gjithë politikanët tanë të cilët ‘shiten’ se janë intelektualë të mëdhenj, të lexuar të kulturuar, është dashur mi parapa këto sepse atdheu është mbi të gjitha. Një shekull kemi luftu për këtë Republikë dhe tani po vjen situata me vendos ne pikëpytje Republikën që as pesimisti më i madh këtë se ka mendu. Prandaj duhet gjithsesi me dal nga kjo krizë, është mirë që Presidentja….bile është shumë me vonesë sepse si duket edhe ajo i pa pak interesat e veta, jam shumë i gëzuar personalisht që i ka thirr veç e veç. Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një afat 30 dië për konstituimin e Kuvendit, shpresoj dhe besoj dhe lutem që të dalim nga kjo krizë” tha Makolli për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

The post Makolli: Një shekull kemi luftu për këtë Republikë, tani po vendoset ne pikëpyetje, as pesimisti më i madh s’e ka mendu! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes