Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas largimit nga Dinamo i Bukureshtit, sulmuesi kosovar tashmë pritet të zyrtarizohet te skuadra e re.
Rakow Czestochowa, duket se është destinacioni i radhës për lojtarin kosovar.
28-vjeçari sezonin e kaluar zhvilloi 39 ndeshje, shënoi 14 gola dhe bëri shtatë asiste.
Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.8 milionë euro, por transferimi te skuadra polake, do të ndodhë me parametra zero.
The post Superliga polake mbushet me lojtarë shqiptarë, Selmani bëhet me ekip të ri appeared first on GazetaBlic.