Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti pas takimit me Osmanin: T’ua japin shansin edhe takimeve të tjera, të shohim cili është progresi

admin, July 2, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kujtuar 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese. Sipas këtij subjekti politik “2 Korriku është akti historik që hodhi themelet juridike dhe politike të shtetësisë së Kosovës”.

“Sot shënojmë 35-vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, aktin historik që hodhi themelet juridike dhe politike të shtetësisë së Kosovës. Në rrethana jashtëzakonisht të vështira, nën rrethim ushtarak dhe presion të ashpër nga regjimi serb, 114 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës e shpallën Kosovën si njësi të barabartë dhe të pavarur brenda federatës së asaj kohe, duke shprehur qartë vullnetin e palëkundur të popullit për liri, pavarësi dhe demokraci”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas kësaj partie, ky akt i guximshëm, i cili sfidoi sistemin shtypës dhe i dha zë aspiratës së kamotshme për liri, u shndërrua në pikënisjen e një rruge të re për Kosovën, rrugën drejt pavarësisë së plotë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik.

“Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja vendimtare e NATO-s, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë.

Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohjen më të thellë për delegatët e 2 Korrikut dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Përkujtojmë me nderim të gjithë dëshmorët, heronjtë, të rënët dhe të burgosurit politikë, që sakrifikuan gjithçka për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”, tha LDK-ja.

Lidhja Demokratike e Kosovës bëri me dije se Deklarata e 2 Korrikut mbetet një gurthemel i pathyeshëm në ndërtimin e shtetit tonë, një pikë kthese në historinë moderne të Kosovës dhe një dëshmi e qartë e aspiratës sonë për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike, të integruar në NATO, Bashkimin Evropian, dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post LDK: 2 Korriku, akti që hodhi themelet juridike e politike të Kosovës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes