Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Haradinaj: 2 Korriku, shkëndija e parë drejt mëvetësisë së Kosovës

admin, July 2, 2025

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot 35-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme dhe historike në rrugëtimin politik të popullit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në postimin e PDK-së, në Facebook, thuhet se përmes këtij akti juridiko-politik, u shpreh qartë dhe me guxim vullneti kolektiv për shtetësi, duke u mbështetur në parimet universale të barazisë, lirisë dhe demokracisë.

“Kjo deklaratë, e mbështetur në parimet universale të barazisë, lirisë dhe demokracisë, i parapriu hartimit të Kushtetutës së Kaçanikut dhe shënoi një pikënisje të rëndësishme për proceset e mëtejme të shtetformimit dhe ndërtimit institucional të Republikës së Kosovës.Respekt dhe mirënjohje për delegatët, të cilët me guxim dhe pjekuri politike, shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me republikat tjera të ish-Jugosllavisë, pavarësisht rrethanave të vështira dhe pranisë së forcave policore serbe që kishin rrethuar ndërtesën e Kuvendit ku po zhvillohej kjo ngjarje historike”.

The post PDK kujton 2 Korrikun: Akt historik drejt pavarësisë së Kosovës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes