Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kujtuar deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990, raporton GazetaBlic.
Hoxhaj thotë se, në këtë datë , delegatët shqiptarë ndërmorën një hap historik me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese.
“Ky moment u shënua nga vendosmëria dhe vetëdija e thellë kombëtare për liri e shtetësi. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan, punuan dhe sakrifikuan për Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe sovran”, shkruan tutje Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Më 2 Korrik 1990, delegatët shqiptarë ndërmorën një hap historik me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese, një akt guximi dhe vizioni politik, që hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. Ky moment u shënua nga vendosmëria dhe vetëdija e thellë kombëtare për liri e shtetësi. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që qëndruan, punuan dhe sakrifikuan për Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe sovran!
The post Hoxhaj: Më 2 Korrik 1990, delegatët shqiptarë ndërmorën një hap historik me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese appeared first on GazetaBlic.