Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Treboviq të Pejës, ku një vetaksident trafiku ka përfunduar me pasoja fatale për një të mitur dhe lëndim të rëndë për dy të tjerë.
Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi më 2 korrik 2025 rreth orës 00:00, kur një automjet tip “Renault Clio” me ngjyrë të gjelbër, i cili dyshohet se po drejtohej nga një 15-vjeçar me inicialet D.L., ka dalë nga rruga në hyrje të fshatit Treboviq, në aksin Pejë-Trestenikë.
Hetimet e para tregojnë se drejtuesi i mjetit nuk kishte arritur të përshtaste shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke humbur kontrollin dhe u përplas me pjesën ballore të automjetit në një shtyllë betoni në hyrje të një oborri.
Pasojat ishin tragjike: një nga pasagjerët, me inicialet M.N., rreth 15-vjeçar, humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa pasagjeri tjetër F.M., rreth 16-vjeçar dhe vetë shoferi D.L. u dërguan me urgjencë në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore.
The post Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë appeared first on GazetaBlic.