Kadri Kryeziu, ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese ka folur për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me interpretimet që po bëhen ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për konstitumin e Kuvendit, Kryeziu vlerëson se në sistemet demokratike është e drejtë e secilit për të ushtruar këtë veprim, ashtu edhe e ligjvënësve.
“Në këtë rast vetëm shteti nuk duhet të flasë. Ai ka vetëm një detyrë, ai është ta zbatojë vendimin”, tha Kryeziu.
Sipas tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese.
“Brenda 30-ditësh nëse deputetët nuk e konstituojnë Parlamentin bëjnë cenim të rendit kushtetues e juridik. Është vepër penale e sanksionuar me kodin penal të Republikës së Kosovës në masë ndëshkuese”, tha Kryeziu në RTK.
The post Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese bëhen ligje detyruese appeared first on GazetaBlic.