Pas publikimit të videos nga kamermani Arian Havolli, ku shfaqej gjendja e rëndë e varrit të aktores së madhe Leze Qena, rrjetet sociale shpërthyen me reagime dhe zemërim për harresën e një prej ikonave të artit shqiptar.
Videoja u bë virale brenda pak orësh, duke prekur mijëra zemra dhe duke hapur debat për kujdesin ndaj figurave të mëdha kombëtare edhe pas vdekjes.
Në reagim ndaj kësaj situate, Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” ka dalë me një deklaratë publike ku bën të ditur se do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të Leze Qenës.
Ata theksojnë se kjo bëhet në shenjë respekti për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në skenën dhe ekranin shqiptar për dekada me radhë. “Leze Qena nuk duhet të harrohet. Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim erdhi vetëm pak kohë pas publikimit të videos nga Arian Havolli, i cili ishte i pari që solli në vëmendje këtë çështje përmes pamjeve prekëse që bënë xhiron e rrjetit. Falë këtij denoncimi mediatik dhe reagimit të opinionit publik, një ikonë e artit po merr sado vonë respektin që i takon.
The post Pas reagimeve në rrjet, merret vendim për rregullimin e varrit të Leze Qenës appeared first on GazetaBlic.