Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Ndryshimet në Kupën e Mbretit| Barcelona, Reali dhe Atletico nuk do përballen deri në çerekfinale

admin, July 1, 2025

AC Monza ka ndryshuar pronar. Klubi italian është shitur nga kompania “Fininvest”, e cila ishte në pronësi të familjes Berlusconi te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, me seli në New York.

Sipas agjencisë italiane ANSA, marrëveshja është nënshkruar dhe parashikon që 80% e aksioneve të kalojnë menjëherë në pronësi të fondit amerikan, ndërsa pjesa tjetër prej 20% do të shitet pas dymbëdhjetë muajsh. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është rreth 30 milionë euro, përfshirë disa bonuse.

Kjo marrëveshje shënon fundin e një epoke për klubin. Më 28 shtator të vitit 2018, Silvio Berlusconi ishte rikthyer në botën e futbollit duke blerë Monzën, pas shitjes së Milanit. Gjatë drejtimit të tij, klubi arriti suksese historike, përfshirë ngjitjen e parë ndonjëherë në Serie A.

Por pas vdekjes së Berlusconit, Monza ra në Serie B dhe familja vendosi ta shesë klubin. Lajmin e kishte njoftuar presidenti i nderit, Paolo Berlusconi, duke thënë:
“Me vdekjen e Silvios, i cili ishte qendra e vërtetë e këtij projekti, dhe pasi kishte shpenzuar shumë para për një ëndërr, sot familja, me të drejtë do të thoja, po kërkon një grup të besueshëm që mund të garantojë një të ardhme në të cilën klubi mund të kalojë”.

The post Familja Berlusconi largohet nga futbolli appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes