Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

admin, July 1, 2025

Gjatë orëve të pasdites, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMF) njoftoi se qytetarë serbë kishin dalë në rrugën që çon në drejtim të Merdarës duke bllokuar kështu këtë aks që lidh Serbinë me Kosovën.

Megjithatë, në ndërkohë, kjo qendër njoftoi se rruga ishte rihapur.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë. Qarkullimi tashmë është i lejuar në të dy drejtimet, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për shkak të sigurisë dhe mundësisë së vonesave të lehta”, shkroi QKMF.

Në ndërkohë, nga kjo qendër u tha se edhe në Rashkë, në Serbi, ishin informuar se qytetarë serbë kishin bllokuar këtë aks, që lidh Serbinë me Kosovën përmes pikës kufitare në veri, Jarinjë.

E pak kohë pas këtij njoftimi, erdhi një “update” nga kjo qendër, ku u tha se qarkullimi i automjeteve ka rinisur.

“Ju njoftojmë se sipas informatave, rruga që shpie nga magjistralja e Rashkës për në PKK Jarinje është zhbllokuar dhe është liruar për qarkullim”, tha Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Nga pala serbe nuk ka dalë ende asnjë reagim për këtë bllokadë rrugësh, dhe nuk dihet se pse ka ndodhur kjo.

The post Serbët lirojnë rrugët që çojnë drejt Kosovës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes