Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

admin, July 1, 2025

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese ka folur në ‘RTKPrime’ për dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai, duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se interpretimin gjyqësor e bën organi dhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese si organi i centralizuar.

Lidhur me interpretimet që po bëhen ndaj aktgjykimit të Kushtetueses për konstitumin e Kuvendit,  Kryeziu vlerëson se në sistemet demokratike është e drejtë e secilit për të ushtruar këtë veprim, ashtu edhe e ligjvënësve.

“Në këtë rast vetëm shteti nuk duhet të flasë. Ai ka vetëm një detyrë, ai është ta zbatojë vendimin”, tha Kryeziu.

Sipas tij, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese.

“Brenda 30-ditësh nëse deputetët nuk e konstituojnë Parlamentin bëjnë cenim të rendit kushtetues e juridik. Është vepër penale e sanksionuar me kodin penal të Republikës së Kosovës në masë ndëshkuese”, tha Kryeziu.

Ai më tej tha se vendimi është i jashtëzakonshëm, ka marrë disa veprime shumë të mira të cilat krijojnë efekte pozitive në ndërtimin e institucioneve.

The post Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes