Në 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, deputeti i LDK-së, Alban Zogaj foli edhe për marrdhënien që qeveria në detyrë e pati gjatë mandatit të kaluar, duke përmendur projekte që sipas tij edhe ishin refuzuar.
“E kemi pas mundësinë me prodhu edhe energji përmes gazit amerikan. Por ai projekt u refuzua nga ana e shtetit tonë, dhe për fat të keq është jashtë axhendës aktuale”, tha ai.
Tutje, mes tjerash, Zogaj kërkoi edhe ndihmë përveç heshtjes aktuale.
“SHBA-ja është partneri kryesor i Kosovës, është aleati më i madh që e kemi. Duhet të mburremi e ta forcojmë këtë aleancë, e jo ta zbehim. Sot jemi në një situatë të rëndë për vendin, dhe kur më së shumti na duhet ky partner, është i heshtur për momentin. Kjo heshtje është friksuese. Dhe duhet me bë thirrje, ju lutem, ejani na ndihmoni në këtë bllokadë aktuale që jemi“, tha ai në Politiko.
The post Partneri ynë i madh në heshtje – Zogaj kërkon ndërhyrjen e SHBA-së për bllokadën institucionale appeared first on GazetaBlic.