Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Partneri ynë i madh në heshtje – Zogaj kërkon ndërhyrjen e SHBA-së për bllokadën institucionale

admin, July 1, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të takohet me liderët e partive politike të enjten.

Ajo do të takohet me secilin në takime të ndara, për të diskutuar për bllokadën në Kuvend, derisa sot ka dështuar për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit.

Lidhur me pritjet nga takimi, analisti politik Arbnor Sadiku, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se nëse partitë nuk kanë vullnet për koalicion, ajo duhet t’i drejtohet Kushtetueses për zgjedhje të parakohshme.

“E para, takimi i ftuar nga presidentja është pozitiv dhe nëse partitë politike nuk kanë vullnet për koalicion brenda 30 ditësh, ajo duhet ta pyes Kushtetuesen se a ka të drejtë ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë ai.

Sipas Sadikut, i gjithë problemi është te rezultati që asnjërës nga partitë nuk po u pëlqen rezultati.

“Sa i përket bllokadës apo krizës politike, nuk mendoj se është problem Kushtetuta e Kosovës, por rezultati zgjedhor i cili nuk po i bie tamam asnjërës prej partive politike, si dhe afati i shkurtër deri te zgjedhja e presidentit/es së ardhshme, andaj zgjidhja më e mirë për të gjitha partitë do të jenë zgjedhjet e reja parlamentare, ndonëse për qytetarët e Kosovës kjo nuk do të ishte rruga e duhur që të shkojmë në tri palë zgjedhje në vitin 2025”, ka deklaruar Arbnor Sadiku./Gazeta Blic/

Haliti zbërthen mesazhin e Trump: Politikat e SHBA-ve në raport me Kosovën nuk do të ndryshojnë, edhe pse ndryshojnë presidentët

The post Takimi te Presidentja/ Analisti tregon pritjet: Problemi nuk është te Kushtetuta appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes