Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kush sipas Nexhmedin Spahiut duhet lejuar ta kalojë urën mbi Ibër

admin, July 1, 2025

Për dështimin e 40-të të përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sonte në Rubikon të Klan Kosovës, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, po shpalosë qëndrimin e partisë së saj për dalje nga situata.

Çitaku deklaroi se për shkak të mungesës së një marrëveshje politike për të dalë nga kjo bllokadë, është krijuar situatë e rëndë në kuvend. Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk po tregon përgjegjësi, e as ndjeshmëri për mbi 50% të qytetarëve që nuk e kanë votuar atë.

“Është shumë e rëndë situata edhe në sallë, jo vetëm për shkak të mungesës së një pajtueshmërie apo marrëveshje politike por po e përsëris edhe për shkak të mungesës së ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë të Lëvizjes Vetëvendosje karshi institucionit dhe situatës së krijuar”.

“Unë mund ta kuptoj, nuk e mirëkuptoj por e kuptoj që Albin Kurti nuk ka ndjeshmëri për mbi 50% të qytetarëve të Kosovës që nuk e kanë votuar atë. Por, ai së paku duhet të ketë ndjeshmëri dhe përgjegjësi për ata që e kanë votuar dhe nuk janë pak”, tha Çitaku në Rubikon.

Për më tepër Çitaku, tha se Albin Kurti po i ndëshkon qëllimisht qytetarët e Kosovës që nuk ia përmbushën dëshirën.

“Ai nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie dhe përgjegjësie. Ky është një lloj ndëshkimi që Albin Kurti po ua bënë qytetarëve të Kosovës, për shkak se ata nuk ia përmbushën kërkesën dhe dëshirën që t’i ketë 500 mijë vota”, tha Çitaku.

The post Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes