Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë

admin, July 1, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi kurthemelet e ndërtimit të dy urave, në të dyja anët e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Së shpejti në vjeshtë do ta inaugurojmë si përmbyllje të punimeve”, tha ai.

“Jemi shumë të gëzuar sepse përfitojnë të gjithë qytetarët”, tha Kurti.

Këtë, ai tha se e bëjnë për të treguar “përkushtimin tonë që ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime”.

Më tej, ai foli për dimensionet e të dy urave.

“Këto dy ura të cilat janë në të dyja anët e urës kryesore mbi Ibër, njëra prej tyre do të jetë edhe për automjete e këmbësorë, ndërkaq tjetra do të jetë vetëm për këmbësorë. Ajo që do të jetë për automjete dhe për këmbësorë është e gjatë 51 metra, është e gjerë 10 metra, me ç’rast nga 1.5 metër trotuar i ka në të dy anët. Ndërkaq kjo ku jemi tash këtu, do të jetë vetëm për këmbësorë, me gjatësi 41 metra, ndërkaq gjerësi 37 metra. Mbi lumin Ibër gjithsej janë 77 ura, në tri shtete: në Mal të Zi, në Republikë të Kosovës dhe në Serbi”, tha ai.

The post Kurti flet për gjatësinë e gjerësinë e urave që do të ndërtohen në Mitrovicë: Në vjeshtë i inaugurojmë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes