Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Ironizon Zogaj: Kurti, lideri suprem po i ndërton 2 ura të reja pasi e Ura e Ibrit s’u hap

admin, July 1, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan, kolonelin Peter Helzer nga Garda Kombëtare e Oregonit si dhe komandantin e ri të kësaj komande, kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës.

Presidenca ka njoftuar se Osmani e ka falënderuar kolonelin Helzer për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Me këtë rast, i ka ndarë atij një Mirënjohje Presidenciale si shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij.

“Në vijim të takimit, Presidentja i uroi mirëseardhje kolonelit Lloyd, duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë në emër të popullit të Kosovës për mbi 26 vjet të pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në vend si pjesë e misionit të KFOR-it, një prani që ka qenë jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e vazhdueshëm të ushtarakëve amerikanë në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të sigurisë së përbashkët”.

“Në përmbyllje, Presidentja ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur dhe për partneritetin strategjik, i cili vazhdon të forcojë themelet e paqes dhe sigurisë në rajon”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

The post Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes