Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Kurti nuk i është përgjigjur Prokurorisë dhe nuk jep pesë pare çfarë thotë Gjykata Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është e rrezikshme dhe se Kurti është i bindur se politika që ai bën ka më shumë moral, drejtësi dhe të vërteta, se sa në ligjet e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo duhet të ndalet.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri në katrithje Kurti, nuk i është përgjigjur Prokurorisë dhe nuk jep pesë pare çfarë thotë Gjykata Kushtetuese. E ne jemi ngrit një milet në këmbë për tia bërë me dije se nuk po e kupton drejtë ate çka tha Gjykata Kushtetuese. . O nuk është ky problemi. E ku është pra ? Po e përsëris për të satën herë, kuptone dhe kjo është e rrezikshme. Ai me pasuesit e tij është i bindur se, në politikën që ai bën ka më shumë moral, drejtësi dhe të vërteta, se në ligjet e Kosovës, se në Kushtetutën e vendit, se në çdo politikë tjetër. Kështu është tash e sa vite. Ky është themel mbi të cilin ka lindur autokracia kosovare e Kurtit. Kjo është bazë mbi të cilën është mbëltuar antievropianizmi, konkretisht mendimit politik “kurtizian”. Kjo duhet të ndalet sa nuk është ndalur Kosova.
Stop”kurtiZImit” të Kosovës.
The post “Stop ‘kurtZimit’ të Kosovës”/ Abdullahu: Kjo është e rrezikshme, duhet të ndalet sa nuk është ndalur Kosova appeared first on GazetaBlic.