Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dështimit të 40-të të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albini Kurti është ai që po bllokon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka njoftuar se të enjten do dalë sërish para Kuvendit në protestë, me një mision të thjeshtë, “ta çojmë deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues”.
Postimi i tij i plotë:
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokada ka emër: Albin Kurti.
Nëse nuk e ndalim, prej 40 do të bëhen 400 dështime – deri në shkatërrimin total të shtetit.
Prandaj, pasnesër do të jem sërish para Kuvendit – në protestë me një mision të thjeshtë: ta çojmë deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues.
A mendoni se duhet të vazhdoj, apo jeni pajtuar me këtë gjendje?
Zgjedhja është në duart tona – ose e pranojmë humbjen, ose e fitojmë të drejtën me jetu në një shtet normal.
Me e pasë një shtet normal.
Çdo like dhe zemër – për mua është përkrahje konkrete; thuajse keni dalë vet në protestë!
Nëse ke vullnetin, je pjesë e këtij misioni.
P.S.
Nëse dikush ka mundësi, ma huazoni një altoparlant (megafon).
The post “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, bllokada ka emër: Albin Kurti”/ Arianit Koci del sërish të enjten në protestë para Kuvendit appeared first on GazetaBlic.