Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Aksident i trefishtë në Tiranë, një makinë përfshihet nga flakët

admin, July 1, 2025

Me iniciativë të Presidentes Osmani dhe ndihmën e Katarit, invalidët e luftës pajisen me proteza të avancuara

Falë një iniciative të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me mbështetjen e shtetit të Katarit, ka nisur në Kosovë një projekt i posaçëm për pajisjen e invalidëve të luftës me proteza ortopedike të avancuara dhe trajtim mjekësor të specializuar.

Ekzaminimet mjekësore përfituesve kanë filluar tashmë, si pjesë e një bashkëpunimi mes Qatar Fund for Development dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, me mbështetje të plotë institucionale nga Presidenca e Kosovës.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për këtë mbështetje, duke theksuar se “kujdesi për invalidët e luftës është një detyrim moral, shtetëror dhe njerëzor”.

Sipas Presidencës, projekti përbën më shumë se ndihmë shëndetësore – është një simbol i përkushtimit institucional për ata që kanë dhënë gjithçka për shtetin, dhe një hap i rëndësishëm për të kthyer dinjitetin në jetën e tyre të përditshme.

Po ashtu, kjo iniciativë shihet edhe si një forcim i marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit, duke treguar se solidariteti ndërkombëtar mund të sjellë ndryshime të prekshme për njerëzit që kanë mbrojtur lirinë me sakrificën më të lartë.

The post Me iniciativë të Osmanit e ndihmën e Katarit, invalidët e luftës pajisen me proteza ortopedike appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes