Një 34-vjeçar me inicialet F.Sh është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në një market të qytetit të Ferizajt.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Më 01.07.2025, rreth orës 02:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, njësitet policore kanë ndërhyrë pas pranimit të një informate për një rast të vjedhjes në tentativë në një market. I dyshuari është kapur në flagrancë nga pronari i marketit brenda objektit, duke tentuar të kryejë vjedhje.
“Bazuar në deklaratën e të dëmtuarit, në këtë market dyshohet se janë kryer edhe katër raste të mëparshme të vjedhjeve, ku janë marrë produkte ushqimore dhe pije të ndryshme”, njofton policia.
Bëhet e ditur se I dyshuari gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se ka kryer vjedhjen e sotme, si dhe disa herë të tjera në të njëjtin market.
Po ashtu, ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në një market tjetër në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
The post Vodhi disa herë në markete të Ferizajt, policia kap 34-vjeçarin appeared first on GazetaBlic.