Dy seancat e kësaj jave ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt, janë anuluar.
Kjo pasi Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik.
“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.
Kështu, seancat e planifikuara për 2 dhe 9 korrik 2025, janë anuluar.
The post Instituti kërkon kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca appeared first on GazetaBlic.