Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ashpër Avni Deharin, kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, duke e akuzuar për degradim të rolit të tij në shërbim të interesave partiake të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.
Sipas Deliut, Dehari ka penguar punën e deputetëve dhe ka bllokuar funksionimin normal të Kuvendit, çka përbën, sipas saj, shkelje të Kushtetutës dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet demokratike.
Ajo theksoi se demokracia nuk mund të funksionojë përmes arbitraritetit dhe përdorimit të pozitave për qëllime politike.
The post Deliu pasi iu ndalë fjala: Dehari ka degraduar rolin e kryesuesit të seancës konstituive për interesa partiake të Vetëvendosjes appeared first on GazetaBlic.