Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Deliu pasi iu ndalë fjala: Dehari ka degraduar rolin e kryesuesit të seancës konstituive për interesa partiake të Vetëvendosjes

admin, July 1, 2025

Sot ka dështuar seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke zgjatur edhe më tej bllokadën institucionale që vendi po përjeton që nga zgjedhjet e prillit.

Me këtë dështim, vendi vazhdon të ketë një Kuvend të paralizuar dhe një Qeveri me mandat të skaduar, që sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, po thellon krizën politike dhe institucionale.

Ish-politikani dhe analisti Azem Vllasi, për IndeksOnline për këtë situatë, tha se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk sjell asgjë të re për deputetët dhe se gjithçka tashmë është e ditur.

“Gjykata Kushtetuse nuk tha asgjë që deputetët nuk e dijnë. Afati prej një muaji për konstituimin dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve ka filluar me 14 prill. Të dyja mënyrat e votimit (me aklamacion apo fsheht) poashtu i lejon Kushtetuta,” deklaroi Vllasi.

Ai kritikoi ashpër mungesën e vullnetit politik për të dalë nga bllokada, duke theksuar se liderët politikë janë të vetëdijshëm për këtë krizë, por po e përdorin si mjet për përfitime politike.

“Ditën e dytë pas publikimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuse, krerët e grupeve parlamentare bënë me dije se do të vazhdojnë me cirkun që zgjat më shumë se tre muaj. Kështu Kosova ka Qeveri me mandat të skaduar që nuk jep llogari askujt. Ka Kuvend të paralizuar që nuk kryen funksionin kushtetues. Pasojat janë të mëdha,” shtoi ai.

Sipas Vllasit, zgjidhja e kësaj krize është “fare e lehtë”, por mungon vullneti për ta zbatuar.

“Fillimisht, Kuvendi do të duhej që me aklamacion (votim të hapur) të deklarohet a duhet Kryetari të zgjidhet me vota të hapura apo të fshehta. Për mënyrën që deklarohet shumica, në atë mënyrë duhet votuar Kryetarin. Nëse kandidati i VV si parti që ka të drejtë ta ketë Kryetarin nuk fiton numrin e duhur në votim të parë, VV duhet ta propozojë kandidatin tjetër. I zgjedhur është ai që fiton shumicë mbi 61 vota,” theksoi ai tutje

Në vlerësimin e tij, rolet brenda Kuvendit janë keqinterpretuar dhe të shtrembëruara, duke krijuar tension të panevojshëm mes deputetëve.

“Kuvendin në vazhdim deri te zgjedhja e Kryetarit të ri duhet ta udhëheq Kryetari i vjetër Glauk Konjufca. Sikur Kurti që po e udhëheq Qeverinë me mandat të skaduar. Deputetit më të moshuar Kushtetuta i jep të drejtë ta kryesoj vetëm seancën e parë. Ky që po e kryeson çdo të dytën ditë veç sa po i iriton deputetët,” u shpreh Vllasi.

Ai po ashtu e përsëriti idenë për një koalicion të mundshëm që, sipas tij, do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për vendin.

“Për Qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion. Unë përsëris idenë që koalicion i duhur do të ishte VV me LDK,” përfundoi Vllasi.

The post Vllasi: Kurti duhet të gjejë partner për koalicion, i duhuri do të ishte VV me LDK! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes