Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pas dështimit të radhës së seancës konstituive, duke thënë se Avni Dehari, kryesues i kësaj seancës, sot e ka mbyllur seancës në mënyrë arbitrare. Ai ka deklaruar edhe se veprimi i Deharit është cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar, e jo vetëm shkelje e aktgjykimit Kushtgetues.
Cakolli në reagimin e tij ka deklaruar po ashtu se refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë s’mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës.
‘‘Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare. Kjo është jo vetëm shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe cenim i të drejtës kushtetuese të deputetëve për të votuar. Refuzimi për të kaluar në votim të fshehtë – ndonëse mocionet procedurale nuk lejohen fare – nuk mund të interpretohet njëanshëm si dështim i seancës. Përkundrazi, në mungesë të ndryshimit të procedurës, seanca duhet të vazhdojë me votim të hapur, siç është standardi’’, ka thënë ai.
Më tej, Cakolli ka vlerësuar edhe se, Dehari me qasjen e tij ‘’bllokuese’’ po refuzon ta drejtojë seancën, gjë për të cilin, ai ka thënë se Dehari duhet të zëvendësohet.
‘‘Me një qasje të tillë bllokuese, tashmë Kryesuesi, efektivisht po refuzon ta drejtojë seancën. E një situatë e tillë është e sanksionuar qartë me nenin 9 (2) të Rregullores së Kuvendit, që përcakton se kur kryesuesi refuzon ta drejtojë seancën, ai duhet të zëvendësohet nga deputetë të tjerë, sipas kriterit të moshës’’, ka përfunduar ai.
The post Cakolli: Dehari ka qasje bllokuese, duhet të zëvendësohet – sot u cenua e drejta e deputetëve për të votuar appeared first on GazetaBlic.