Nënkryetarja Vlora Çitaku tha se Partia Demokratike e Kosovës është “vazhdimisht e gatshme për zgjidhje”, pas ndërprerjes së seancës konstituive për herë të katërdhjetë.
“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, zoti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën”, tha deputetja para gazetarëve.
Ajo i bëri thirrje sërish LVV-së që “të reflektojnë”.
“Të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta bëjmë punën tonë. Puna jonë nuk është të vijmë këtu dhe të defilojmë çdo 48 orë”, tha ajo.
Arrestohen hajdutët e biçikletave dhe motomjeteve elektrike në Tiranë
Read more
The post Çitaku: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje, LVV edhe sot e shkeli Kushtetutën appeared first on GazetaBlic.