Kandidatja e deritanishme e VV-së për kryekuvendare, Albulena Haxhiu në prag të nisjes së vazhdimit të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kushtetuesja nuk e ka konsideruar shkelje të Kushtetutës Komisionin për votimin e fshehtë.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka vlerësuar apo nuk e ka konsideruar që komisioni i fshehtë është shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Ne kemi qenë në takim të ftuar nga kryeministri Kurti, ne kemi paraqitur dy kompromise. Në anën tjetër për aq sa kohë kemi pasur vullnetin që të shohim cila është zgjidhja më e mirë, të gjejmë një konsensus, opozita ka vazhduar me qëndrimin e njëjtë”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka thënë se opozita nuk kanë pasur vullnet për zgjidhje dhe ka ripotencuar që do të tërhiqet në rast se s’do t’i ketë votat në votimin e fshehtë.
Ajo tutje ka thënë se kanë gatishmëri për takim me presidenten Vjosa Osmani.
“Nëse nuk ka vullnet për konstituim të Kuvendit, gjithçka do të bëhet më e vështirë. Vetëm ata që përnjëmend kanë vullnet dhe bëjnë kompromise, ne i kemi bërë dy”, ka shtuar ajo.
The post Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë appeared first on GazetaBlic.